Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu, nënshkruan sot Memorandum Bashkëpunimi, duke vendosur një bazë të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Me këtë rast, ministri Maqedonci theksoi se tani që janë vendosur themelet e industrisë së mbrojtjes, bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës është thelbësor për krijimin e kapaciteteve vendore në fushën e prodhimit të armatimit, municioneve dhe sistemeve të tjera të mbrojtjes.
Ky memorandum do të mundësojë zhvillimin e studimeve, analizave dhe projekteve kërkimore, organizimin e trajnimeve profesionale, si dhe angazhimin e ekspertizës akademike në proceset e hartimit të politikave dhe ngritjes së kapaciteteve mbrojtëse