Ministria e Mbrojtjes është organ i administratës shtetërore dhe e përbërë nga personeli i integruar civil dhe ushtarak i FSK-së. Ministria e Mbrojtjes është përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe kontrollin civil demokratik mbi FSK.
Ministria harton dhe zbaton politikat e përgjithshme shtetërore të mbrojtjes në nivelin strategjik, si dhe ushtron funksionet e kompetencat e saj, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.