Grada ushtarake: Kolonel Vendi dhe data e lindjes: 09.05.1977 – Prishtinë Vendbanimi: Prishtinë, Republika e Kosovës.
Edukimi:
Shkolla fillore “Pjetër Bogdani”- Prishtinë;
Shkolla e mesme “28 Nëntori”- Prishtinë;
Diplomë Bachelor “Pjetër Budi”- Dogana dhe Shpedicion;
Komanda e Ushtrisë Amerikane dhe Kolegji i Shtabit të Përgjithshëm – Fort Leavenworth (SHBA) 2012 -2013;
Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane–Carlisle (SHBA) – 2018-2019;
Master në Artet dhe Shkenca Ushtarake “US CGSC (Komanda e Ushtrisë Amerikane dhe Kolegji i Shtabit të Përgjithshëm) – Fort Leavenworth (SHBA)”, 2012 -2013;
Master në Studime Strategjike “Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane – Carlisle PA SHBA ”, 2018-2019
Eksperienca:
Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës (aktualisht);
Këshilltar për Siguri dhe Mbrojtje i Kryeministrit të Republikës së Kosovës (2021 – 2023);
Shef i Departamentit për Operacione dhe Trajnim në Shtabin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (2019 – 2023);
Brigada e Reagimit të Shpejtë – Shef i Shtabit (2016-2019);
Brigada e Reagimit të Shpejtë – Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Shtabit / (2014 -2016);
Shef i Sektorit të Logjistikës -Regjimenti i Mbrojtjes Civile- Forca e Sigurisë së Kosovës) (2011 – 2014);
Komandant i Kompanisë së Kërkim-Shpëtimit (Forca e Sigurisë së Kosovës) (2009 – 2011);
Komandant i Kontingjentit të FSK-së gjatë Operacionit Humanitar në Republikën e Shqipërisë- (2010);
Komandanti i Batalionit të Kërkim Shpëtimit (Trupat Mbrojtëse të Kosovës) / (1999 – 2009)
Komandant i Batalionit të 1, 153 (UÇK) / (1998 – 1999).
Trajnime:
Instruktor për topografi dhe përdorim të armëve – KDS – Prishtinë (ofruar nga instruktorët britanikë);
Profesionist në lëshim me litar (repelim);
Instruktor i Kërkimit – Shpëtimit Urban;
Këshilltar Ndërkombëtar i Kërkimit Luftarak (Qendra Ushtarake – Chatham – Mbretëria e Bashkuar);
Instruktor i Menaxhimit të Emergjencave dhe Teknikave të Shpëtimit (OSAKA – JAPONI);
Zhytës i klasit të parë – Kosovë ( Federata e Zhytjeve).
Medalje dhe Çmime:
Medalja e karrierës – Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (2023);
Medalje për shërbim të dalluar – Nga Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës (2021);
Medalje për Shërbime të Dalluara – nga Ministri i Ministrisë së Forcës së Sigurisë (13.12.2017);
Medalja e Shërbimit Ushtarak – nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë (08.07.2011);
Medalje për Shërbime të Dalluara – nga Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë (16.02.2010);
Medalje për shërbim në TMK – nga Komandanti i TMK-së (2008);
Letër Mirënjohje Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës- Për zhvillimin e kapaciteteve të FSK -së;
Dekorimi “Zahir Pajaziti” – UÇK (28 nëntor 2000) – nga Komandanti i Zonës së 5- të të Mbrojtjes;
Letër Mirënjohje nga Ministri i FSK-së për operacionin për përmbytjet në Shqipëri – (2010);
Letër Mirënjohje nga Komandanti i FSK-së për operacionin për përmbytjet në Shqipëri (2010);
Letër Mirënjohje nga Prefekti i Prefekturës se Shkodrës -Shqipëri – Janar (2010);
Letër Mirënjohje për performancën profesionale në TMK – nga Komandanti i Zonës së 5 -të të Mbrojtjes;
Qytetar Nderi i Qytetit Leavenworth – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.