Kosova dhe Lituania thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Në margjina të Warsaw Security Forum 2026, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim me homologun e tij lituanez, ministrin Robertas Kaunas. 

Në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, Programin e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse të Kosovës i cili ka ngjashmëri me sistemin lituanez të mbrojtjes totale, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

Me këtë rast, ministri Kaunas shprehu mirënjohjen për kontributin e Kosovës në kuadër të koalicionit të deminimit, duke vlerësuar lartë angazhimin tonë në këtë fushë.

Ndërsa ministri Maqedonci theksoi se bashkëpunimi me Lituaninë është një mundësi e rëndësishme për avancimin e kapaciteteve tona mbrojtëse.

Të dyja palët riafirmuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në funksion të sigurisë së përbashkët dhe zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors