Ministri Maqedonci zhvilloi takim bilateral në Slloveni

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë, Valentin Hajdinjak, në Brdo të Sllovenisë.

Në takim u theksua mbështetja e Republikës së Sllovenisë për Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Ministri Maqedonci e njoftoi homologun e tij slloven për të arriturat e Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtjes, përfshirë ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe për synimin për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

Ministri Hajdinjak shprehu gatishmërinë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, si dhe për vazhdimin e kontributit të Sllovenisë në sigurinë e Kosovës përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it.

Thellimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë në fushën e mbrojtjes paraqet një rëndësi të veçantë, duke marrë parasysh rolin e Republikës së Sllovenisë si vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për Republikën e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors