Ministri Maqedonci mori pjesë në organizimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot mori pjesë në një organizim me përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit, investimeve dhe përfshirjen e sektorit privat në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

Republika e Kosovës po ndërmerr hapa konkretë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përmes zhvillimit të aspektit ligjor si dhe të kapaciteteve të nevojshme praktike.

Në këtë kuadër,  Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë të punojë për krijimin e një baze të qëndrueshme ligjore dhe institucionale, si dhe për zhvillimin e kapaciteteve praktike që do të mundësojnë ndërtimin e një industrie të mbrojtjes të mbështetur në teknologji, inovacion dhe partneritet me aleatët .

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors