Ministri Maqedonci mirëpriti delegacionin e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u takua sot me një delegacion të Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (European Council on Foreign Relations – ECFR), me të cilin diskutoi për zhvillimet e sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Ministri Maqedonci i njoftoi përfaqësuesit e ECFR-së për progresin në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe për vendosmërinë e Kosovës për të avancuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Në takim, ai theksoi gjithashtu rëndësinë që Bashkimi Evropian ta mbajë Serbinë përgjegjëse për veprimet e saj destabilizuese ndaj Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit.

Paqja dhe stabiliteti afatgjatë kërkojnë që këto veprime të trajtohen me vendosmëri dhe me një qasje të qartë e të unifikuar evropiane.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors