Zëvendësministrja Kofrc: FSK, forcë multietnike në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit

4

Prezentimi përkatës u pasua me demonstrimin praktik të shkathtësive taktike nga njësitet e Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë.Më pas, zëvendësministrja Kofrc, me delegacionin e saj, u takua me pjesëtarët dhe pjesëtaret e FSK-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë të njësisë përkatëse. Nga ta ajo u njoftua me përshtypjet e tyre shumë të mira për sistemin organizativ dhe funksional të njësisë, preokupimet e tyre si dhe çështjet tjera me interes për ta.

Zëvendësministrja Kofrc çmoi lart stafin komandues të KFT-së dhe angazhimin e pjesëtarëve nga komunitetet jo shumicë në të gjitha aktivitetet. Ajo, në emër të ministrit Quni, shprehu zotimin se politikat ministrore janë dhe do të jenë në funksion të respektim të plotë të të drejtave të pjesëtarëve nga radhët e të gjitha komuniteteve duke e konfirmuar çdo herë se FSK është e të gjithëve dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallime etnike, racore e fetare. Gjatë vizitës, zëvendësministrja Kofrc, shoqërohej nga shefja e zyrës për komunitete të Ministrisë së Mbrojtjes, Lejla Loci, këshilltari ushtarak i ministrit, kolonel Hamdi Pollomi, zyrtarja e lartë e kabinetit të ministrit, Martina Dedaj-Kqira dhe major Fadil Vojvoda.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors