4
Komandanti Dreshaj e informoi zëvendësministrin për mbarëvajtjen e aktiviteteve në KDS, duke vënë theksin te suksesi i gjeneratës së re të rekrutëve. Ai vlerësoi përkushtimin dhe disiplinën e tyre gjatë trajnimeve, duke theksuar se përgatitja e këtyre kuadrove të rinj është një aset i çmuar për të ardhmen e ushtrisë sonë.
Në fjalën e tij, zëvendësministri Syla shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe punën e palodhur të komandantit Dreshaj dhe stafit të KDS-së. Ai e vlerësoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes si një shtyllë kryesore për zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu, ai theksoi nevojën për të vijuar investimet dhe përmirësimet në këtë institucion, duke siguruar që rekrutët të kenë kushtet më të mira për përgatitjen profesionale.
Kjo vizitë konfirmoi edhe një herë rëndësinë e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes si një institucion kyç për zhvillimin e ushtrisë dhe edukimin e brezave të rinj në shërbim të vendit.
















