4
Po ashtu, gjatë kësaj vizite zyrtare në Kroaci, ata vizituan Akademinë e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, ku u pritën nga zv. komandanti i Akademisë, gjeneral major Blaź Beretin dhe stafi udhëheqës.
Pas prezantimit të modelit të Akademisë së Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, u diskutua edhe për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të FSK-së dhe kësaj Akademie, si dhe mundësitë që ky bashkëpunim të thellohet dhe forcohet edhe më shumë.
Gjatë kësaj vizite, zëvendësministri Syla pati rastin të takohet edhe me kadetët e FSK-së, të cilët janë duke u shkolluar në këtë Akademi, e për të cilët u thanë lëvdata për nivelin e seriozitetit dhe profesionalizmit të treguar.






