Zëvendësministri Syla, së bashku me kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc,” Faruk Mujka, vizituan liqenin e Ujmanit

4

Gjatë kësaj vizite, u diskutua për vlerësimin e rrezikut dhe përgatitjen e një plani të reagimit emergjent për mbrojtjen e digës nga rreziqet natyrore dhe të tjera. Gjithashtu, u ofruan trajnime për personelin e Ndërmarrjes në fushën e reagimit ndaj emergjencave, për të përforcuar aftësitë e tyre në situata kritike.

Po ashtu, gjatë kësaj vizite u prezantuan nga afër arritjet dhe projektet në zhvillim që po realizohen në Ndërmarrjen “Ibër Lepenc,” duke vënë në pah përkushtimin dhe angazhimin e ekipit për përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e sigurisë së objekteve që menaxhohen prej saj.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors