Zëvendësministri Syla së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes qëndruan për vizitë zyrtare në Finlandë

4

Gjatë qëndrimit në Helsinki, delegacioni zhvilloi takime zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes së Finlandës, ku u prit në nivel të lartë nga sekretari i Përhershëm i kësaj ministrie, Esa Pulkkinen, sekretari i Përgjithshëm i Komitetit për Siguri, Petteri Korvala, oficeri i lartë pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Finlandës, Veli-Petteri Valkamo, majori Arto Rantahalvari si dhe desk oficeri për Kosovën, Markus Rahja.

Në fokus të diskutimeve ishin mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, mbështetja për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Kosovë, koncepti i mbrojtjes gjithëpërfshirëse, zhvillimet aktuale gjeopolitike, si dhe sfidat dhe nevojat e FSK-së në rrugën drejt operacionalizimit të plotë.

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni vizitoi disa nga kompanitë më të avancuara të industrisë së mbrojtjes në Finlandë. Ndër to ishin Reorbit, kompani që zhvillon satelitë hapësinorë për komunikim dhe ruajtje të të dhënave; VARJO, prodhues i pajisjeve të avancuara për simulime ushtarake dhe trajnime me realitet virtual; VTT Mikronova, qendër kërkimore që fokusohet në zhvillimin e teknologjive për detektim dhe mbikëqyrje në fushën e sigurisë; si dhe Onyks Solutions, kompani që ofron zgjidhje të sofistikuara në fushën e sistemeve antidron.

Vizitat në këto kompani u mundësuan me mbështetjen dhe angazhimin e mërgimtarëve tanë të suksesshëm në Finlandë, të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në lehtësimin e kontakteve dhe krijimin e urave të reja të bashkëpunimit.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors