Zëvendësministri Syla, realizoi një vizitë pune në Ministrinë e Ekonomisë

4

Në takim morën pjesë udhëheqësit e menaxhimit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqëve tjera si dhe mbrojtjes dhe sigurisë në punē, nga këta sektorë të infrastrukturës kritike: Korporata energjetike e Kosovës (KEK), Telekomi i Kosovës, Posta e Kosovës, Infrastruktura e hekurudhave të Kosovës (Infrakos), Hekurudhat e Kosovës (Trainkos), NH Ibër -Lepenc; KRU Prishtina, KRU Mitrovica, KRU Hidrodrini, KRU Gjakova, KRU Hidroregjioni Jugor, KRU Bifurkacioni dhe KRU Hidromorava.

Gjatë takimit u diskutuan temat lidhur me Ligjin për Infrastrukturën kritike, Ligjin për Mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, Rregullorja për metodologjinë e hartimit të vlerësimit të rreziqeve, Rregullorja për metodologjinë e hartimit të Planeve të Reagimit Emergjent, etj.

Dy zëvendësministrat u dakorduan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit. Zëvendësministri i Syla, sipas misionit të dytë të Ministrisë së Mbrojtjes, i ofroi zëvendësministrit Mjeku mbështetjen ushtarake për autoritetet civile, për menaxhimin e krizave apo fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors