Zëvendësministri Syla priti në takim zëvendësdrejtorin e NALT, Paul Shawry

4

Gjatë këtij takimi, zëvendësministri Syla vlerësoi përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë të z. Shawry, i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Në shenjë respekti dhe falënderimi për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm, zëvendësministri i dhuroi një simbolikë të Ministrisë së Mbrojtjes, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të suksesshëm dhe mbështetjes së vazhdueshme.

Zëvendësministri Syla i uroi z. Shawry suksese në sfidat e tij të ardhshme, duke riafirmuar gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me ekipin e NATO-s në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors