4
Në këtë takim u bisedua lidhur situatën e përgjithshme në vend, rajon dhe më gjerë, Planin Gjithëpërfshirës së Tranzicionit të FSK-së, bashkëpunimin ndërkombëtar, integrimin e komuniteteve pakicë dhe rritjen e numrit të grave dhe vajzave në FSK.
Gjithashtu, zëvendësministri Syla theksoi edhe angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe pozicionin e Republikës së Kosovës në kuadër të sfidave, kërcënimeve dhe rreziqeve në mjedisin aktual të sigurisë dhe realitetit gjeopolitik aktual, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë.
Nga ana e saj, zëvendës asistentja e Sekretarit Përgjithshëm të NATO-s, Burcu San theksoi se është e kënaqur me progresin e arritur në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe me bashkëpunimin e mirë me KFOR-in, që është vigjilent në ofrimin e sigurisë në vend dhe ofrimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët.
Me theks të veçantë u bisedua lidhur me procesin e integrimit në NATO të Republikës së Kosovës, ku zëvendësministri Syla njoftoi me këtë rast për objektivat strategjikë të Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së, synimet në fushën e diplomacisë së mbrojtjes, bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe angazhimit në proceset integruese euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së saj.



