Zëvendësministri Syla priti në takim Shefen e Operacioneve Aktuale të NATO-s, Ariella Viehe

4

Me këtë rast, zëvendësministri Syla shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin e  Ekipit të NALT-it në zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke shprehur besimin se ky kontribut do të vazhdojë edhe më fuqishëm në të ardhmen.

Gjithashtu, ai u shpreh mirënjohjes për rolin dhe angazhimin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe ndikimit shumë të rëndësishëm edhe në stabilitetin dhe sigurinë rajonale, krahas bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me FSK-në.

“Synimi ynë shtetëror është anëtarësimi  në NATO dhe për këtë qëllim të gjitha angazhimet tona në politikë bërje dhe vendimmarrje janë të orientuara në këtë drejtim”, tha ndër të tjera zëvendësministri Syla, duke theksuar vullnetin e plotë të angazhimit në operacione të NATO-s, në të mire të paqes, stabilitetit dhe sigurisë globale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors