Zëvendësministri Syla priti në takim pjesëmarrësit e Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm

4

Gjatë takimit, zëvendësministri Syla i informoi pjesëmarrësit për progresin dhe sfidat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfshirë zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së. Ai gjithashtu ndau mendimet e tij mbi situatën e sigurisë në nivel lokal, rajonal dhe global.

Në vijim, Komandanti i Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, gjeneral brigade Ylli Pulaj, shprehu falënderime për mikpritjen dhe theksoi se qëllimi i vizitës është njohja e kursantëve me Institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së Republikës së Kosovës, misionin, detyrën, organizimin strukturor të këtyre strukturave, si dhe vlerat historike të veprimtarisë së UÇK-së gjatë viteve 1998-1999.

Zëvendësministri Syla vlerësoi lartë përfshirjen e Kosovës në këtë kurs, duke e konsideruar si një dëshmi të bashkëpunimit të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë midis Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve partnere. Ai përshëndeti fokusin shkencor dhe strategjik të vizitës, i cili përfshiu trajtimin e aspekteve historike dhe ushtarake të betejave të UÇK-së, me një theks të veçantë në Betejën e Koshares, si një moment historik në luftën për liri.

Zëvendësministri Syla shprehu angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e përgatitur atë si një ushtri moderne dhe e përkushtuar për garantimin e sigurisë rajonale dhe globale.

Në kuadër të këtij takimi, shef i J5J8 të FSK-së, kolonel Haki Hoti, bëri një prezantim të përgjithshëm mbi të arriturat e deritanishme të FSK-së dhe objektivat për ardhmen.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors