4
Policia e Kosovës, çdo vit, më 26 korrik, shënon Ditën Memoriale të Policëve të Rënë në Kryerje të Detyrës, duke vlerësuar dhe nderuar kështu jetën dhe veprën e pjesëtarëve të saj.
Heronjtë tanë dhanë jetën e tyre në shërbim të vendit duke përmbushur detyrën e tyre të lartë shtetërore në kërkim të vendosjes së rendit, zbatueshmërisë së ligjit dhe mbrojtjes së integritetit dhe sovranitetit territorial.


