Zëvendësministri Syla nderon 26-vjetorin e Betejës së Zhegocit

4

“Në ato ditë kur çdo kthesë e Anamoravës përshkohej nga pluhuri i kolonave ushtarake serbe, ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës ajo që u ngrit në mbrojtje të vendit. Ishin djemtë dhe vajzat tanë që në vend të heshtjes zgjodhën pushkën, në vend të dorëzimit zgjodhën qëndresën”, tha ndër të tjera zëvendësministri Syla.

Ai theksoi se amaneti i dëshmorëve nuk ishte vetëm çlirimi, por ndërtimi i një shteti dinjitoz, të drejtë dhe të sigurt, dhe ky amanet po çohet në vend me përkushtim përmes zhvillimit të FSK-së dhe forcimit të aleancave ndërkombëtare, veçanërisht me shtetet anëtare të NATO-s.

“Nëpërmjet familjeve të dëshmorëve flasin vetë dëshmorët. Në sytë e tyre rrezaton lavdia dhe qëndresa. Ata janë dëshmitarë të gjallë të një historie që as nuk harrohet, as nuk tjetërsohet”, u shpreh zëvendësministri Syla.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Betejës së Zhegocit!

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors