Zëvendësministri Syla, mori pjesë në takimin e radhës të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në selinë e NATO-s

4

Takimi u organizua nga Sekretari i Shtetit për Mbrojtje i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey dhe ministri Federal i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius.

Ky forum mblodhi përfaqësues të lartë të mbrojtjes nga vende të shumta partnere për të koordinuar dhe fuqizuar mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën në përballje me agresionin rus.

Pjesëmarrja e zëvendësministrit Syla në këtë takim riafirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për paqe, siguri dhe bashkëpunim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe të vlerave të përbashkëta demokratike.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors