4
Në këto takime prezent ishin dhe atasheu ushtarak në Republikën e Kroacisë, nënkolonel Shpend Zogaj dhe oficeri për bashkëpunim ndërkombëtar, nënkolonel Liridon Poroshtica.
Në takimin e mbajtur me z.Jakop diskutuan për marrëdhëniet bilaterale mes dy ministrive të mbrojtjes dhe mundësitë e shtimit të këtij bashkëpunimi. Ndërsa në takimin me z. Pavlin, u bë një prezantim i detajuar i produkteve të kompanisë “HS Produkt”, me të cilën tashmë ka bashkëpunim Republika e Kosovës.
Me këtë rast, zëvendësministri Syla i falënderoi përzemërsisht për pritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në fushën e sigurisë.

