4
Takimi u përqendrua në menaxhimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike transportuese, me theks të veçantë në sigurinë e rrjetit hekurudhor të Kosovës. Diskutimet përfshinë identifikimin e rreziqeve, përgatitjen e planeve emergjente dhe masave mbrojtëse për infrastrukturën hekurudhore ndaj kërcënimeve të ndryshme.
Zëvendësministri Syla shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes për të ofruar trajnime dhe asistencë për stafin e “Trainkos”, sidomos në situata emergjente dhe të jashtëzakonshme, duke garantuar një reagim të shpejtë dhe efektiv.
Ndërkohë, z. Statovci informoi zëvendësministrin për angazhimet dhe prioritetet e ekipit të tij në përmirësimin e rrjetit hekurudhor, duke theksuar rëndësinë e sigurisë dhe efikasitetit në shërbimet e ofruara për qytetarët.
Ky bashkëpunim ndihmon në forcimin e sigurisë së infrastrukturës transportuese dhe mbrojtjen e interesave strategjike të Republikës së Kosovës.



