4
Me praninë e tyre, ata shprehën respektin e thellë për viktimat e pafajshme të kësaj masakre dhe solidaritetin e përhershëm me familjet e tyre.
“Kujtesa për Reçakun mbetet simbol i sakrificës dhe përkushtimit të popullit tonë për liri dhe dinjitet”, theksoi zëvendësministri Shemsi Syla.
Ai theksoi se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, si trashëgimtare e vlerave të rezistencës dhe lirisë, do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe kujtimit të historisë sonë.
Lavdi të përjetshme viktimave të Masakrës së Reçakut!







