4
Gjatë takimit, u diskutua për identifikimin e rreziqeve dhe hartimin e planeve emergjente për mbrojtjen e sistemeve të furnizimit me ujë nga kërcënimet e ndryshme. Po ashtu, zëvendësministri Syla shprehu gatishmërinë për të ofruar trajnime dhe asistencë për personelin e K.R.U Prishtina, veçanërisht në fushën e reagimit ndaj emergjencave.
Me këtë rast, z. Fetahu e informoi zëvendësministrin Syla mbi aktivitetet dhe angazhimet e ekipit të tij për garantimin e furnizimit të pandërprerë me ujë dhe përmirësimin e rrjetit të menaxhimit të ujit, duke theksuar rëndësinë e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në operacionet e përditshme.
Në fund të takimit, zëvendësministri Syla vizitoi objektet kryesore të ndërmarrjes për të parë nga afër punën që kryhet dhe për të shqyrtuar mundësitë për mbështetje të mëtejshme.








