4
Konferenca mblodhi përfaqësues institucionalë, partnerë ndërkombëtarë dhe ekspertë të fushës ku u diskutuan çështje me interes në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Gjithashtu në panel mori pjesë drejtori i Departamentit të Logjistikës dhe Infrastrukturës në Ministri, kolonel Imer Avdiu.
Në fjalën e tij, zëvendësministri Lleshi theksoi se forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimi rajonal mbeten prioritete kyçe të Kosovës për sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore. Zëvendësministri nënvizoi rëndësinë e investimeve në modernizimin dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, si dhe përkushtimin e Kosovës ndaj integrimit euro-atlantik dhe partneritetit të ngushtë me aleatët.





