4
Në takim mori pjesë edhe zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneralmajor Enver Cikaqi si dhe zyrtarë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Gjatë takimit u konfirmua partneriteti strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Theks i veçantë iu kushtua zhvillimit të kapaciteteve profesionale të FSK-së përmes trajnimeve dhe edukimit ushtarak, si dhe forcimit të koordinimit në çështjet e sigurisë.
Zëvendësministri Lleshi theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në rritjen e efikasitetit dhe kapaciteteve të FSK-së, si dhe në avancimin e pozitës së Kosovës në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.
Gjatë diskutimeve u trajtuan edhe çështje me interes të përbashkët, përfshirë mbështetjen për Ukrainën, rolin e KFOR-it dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit operacional ndërmjet institucioneve të mbrojtjes.
Po ashtu, u riafirmua përkushtimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, si dhe gatishmëria për të kontribuuar në operacione paqeruajtëse në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.
Të dy palët u dakorduan për vazhdimin e koordinimit dhe për identifikimin e hapave konkretë për thellimin e mëtejmë të partneritetit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së përbashkët.









