Zëvendësministri i Mbrojtjes, Enis Kervan, sot vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj. Gjatë vizitës, gjeneral brigade Jeton Dreshaj e informoi zëvendësministrin Kervan lidhur me aktivitetet, punët e realizuara dhe angazhimet e ushtarëve në kazermë.
Me këtë rast, zëvendësministri Kervan shprehu kënaqësinë dhe vlerësoi lart punën dhe përkushtimin e treguar nga pjesëtarët e KDS-së.