Zëvendësministri Kervan takoi Kryetarin e Delegacionit Përfaqësues të KFOR-it turk, Kolonel Harun Elitaş

4

Gjatë takimit u diskutuan çështje që lidhen me sigurinë rajonale, si dhe bashkëpunimin civilo-ushtarak ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it.

Zëvendësministri Kervan falënderoi Delegacionin Përfaqësues të Ushtrisë Turke në Kosovë për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm në aktivitetet që kanë për qëllim forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në vend.

Nga ana e tij, kolonel Harun Elitaş theksoi se bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe në aktivitetet civilo-ushtarake në Kosovë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors