4
Në fokus të bisedës ishin temat lidhur me identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve që mund të cenojnë funksionalitetin e rrjetit kombëtar, hartimin e planeve emergjente për t’u përballur me situatat e jashtëzakonshme, si dhe u bisedua për sigurimin e vazhdimësisë së shërbimeve në raste krizash, për të garantuar që qytetarët dhe institucionet e Kosovës të mbeten të lidhur.
Zëvendësministri Syla theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Telekomit të Kosovës, për të forcuar kapacitetet mbrojtëse dhe për të garantuar funksionimin e pandërprerë të infrastrukturës telekomunikuese.
Nga ana tjetër, znj. Hana ndau vizionin dhe përkushtimin e ekipit të saj për modernizimin e rrjetit dhe sigurimin e qëndrueshmërisë, duke theksuar angazhimin për ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët e Kosovës.

