Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, pjesëmarrës në Konferencën e ASDA

4

Në kuadër të punimeve të konferencës, zëvendësministri Syla ka pasur një takim me sekretarin Shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes, Zdravko Jakop, me të cilin kanë biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të shumanshëm mes dy ministrive të shteteve përkatëse.

Në këtë konferencë, zëvendësministri Syla ishte i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Republikën e Kroacisë, Martin Berishaj, atasheu ushtarak, nënkolonel Shpend Zogaj, dhe oficeri për bashkëpunim ndërkombëtar, nënkolonel Liridon Poroshtica.

Konferenca ishte mundësi e mirë për t'u njohur me arritjet e fundit të teknologjisë ushtarake, armatimit dhe produkteve të tjera të industrisë ushtarake.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors