4
Zëvendësministri Lleshi shprehu falënderim dhe mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. Ai theksoi se bashkëpunimi me NATO-n, e në veçanti me NALT-in, mbetet thelbësor për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe për avancimin e vendit drejt standardeve euroatlantike.
Zëvendësministri shprehu vlerësim të lartë për kontributin këshillues dhe mbështetës të ekipit të NALT-it, veçanërisht në ngitjen profesionale, planifikimin strategjik dhe zhvillimin institucional të sektorit të mbrojtjes.
Gjatë takimit, u diskutua edhe për arritjet aktuale si dhe për sfidat me të cilat përballet Sektori i Mbrojtjes. Shkëmbyen opinionet e tyre rreth arritjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe profesionalizmin e lartë të oficerëve dhe nënoficerëve.
Zëvendësministri Lleshi shprehu gatishmërinë që bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të thellohet edhe me tej për të funksionalizuar realizimin e objektivave të përbashkëta.

