Zëvendësministri Enis Kervan mirëpriti në takim Koordinatoren e TIKA-s, Fulya Aslan

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Enis Kervan, priti në takim Koordinatoren e Zyrës së Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) në Kosovë, Fulya Aslan, e cila po përfundon mandatin e saj, si dhe Koordinatorin e ri të TİKA-s në Kosovë, Mehmed Taha Doğan.

Gjatë takimit u vlerësuan projektet dhe aktivitetet e realizuara nga TİKA në Kosovë, si dhe u diskutuan mundësitë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit institucional, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Zëvendësministri Kervan shprehu mirënjohjen për kontributin e çmuar të Koordinatores, Fulya Aslan gjatë mandatit të saj dhe i dëshiroi suksese në angazhimet e ardhshme. Njëkohësisht, ai i uroi mirëseardhje Koordinatorit të ri, Mehmed Taha Doğan, duke riafirmuar përkushtimin për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Turqisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors