4
Delegacioni ynë udhëhiqej nga Kolonel Imer Avdiu, Drejtor i Departamentit për Logjistikë dhe Infrastrukturë në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa delegacioni mikpritës udhëhiqej nga Kolonel Salvatore Trincone, zëvendës shef i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave për ndërveprimin në mes institucioneve dhe industrisë së mbrojtjes. Gjatë kësaj vizite janë shqyrtuar dhe diskutuar mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën përkatëse mes dy institucioneve, duke përfshirë procesin e prokurimit Qeveri me Qeveri, mundësitë e mbështetjes si dhe lehtësimi i procedurave në funksion të mbështetjes së ndërsjellë.
Në fund të vizitës, të dy palët kanë konstatuar se thellimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit do të jetë frytdhënës dhe në interes të përbashkët.