4
Ngritja e kapaciteteve mbrojtëse, ka qenë premtim i Ministrit të Mbrojtjes dhe përveç dyfishimit të numrit të përgjithshëm të ushtarakëve, është investuar që ushtria e Kosovës të ketë në arsenalin ushtarak sistemet më moderne të armatimit.
Përveçse është përmbushur, është tejkaluar numri i rekrutimeve dhe aktiviteteve zhvillimore të parapara në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.
Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, janë përpara në implementimin e PGJT-së, me vizion më të qartë se kurrë për të ardhmen e ushtrisë së Kosovës si pjesë e aleancës së madhe të NATO-s.
FSK garantues i sovranitetit territorial të Kosovës.