4
Me këtë rast Ministri i Mbrojtjes zoti Armend Mehaj para të papranishmëve ka vlerësuar se: “Këto rezultate na bëjnë krenar për punën e shkëlqyer që është kryer nga FSK dhe organizatat tjera deminuese, falë punës se tyre janë shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe njëkohësisht është kthyer një numër i madh i tokave për shfrytëzim nga komunitetet, megjithatë ende nuk konsiderohemi një zonë e lirë nga minat, andaj kërkohet përkushtim”. Duke folur për rëndësinë deminimit në raport me jetën a njeriut ai ka theksuar se: ”Çdo minë e pastruar do të thotë një jetë e shpëtuar. Çdo minë e pastruar na sjell një hap më afër në ndërtimin e kushteve për paqe afatgjate dhe produktive”.
Në përmbyllje të fjalës së vet Ministri Mehaj ka shprehur gatishmërinë që ka Kosova për të dhënë kontributin për Ukrainën në fushën e deminimit dhe kërkim- shpëtimit me kapacitet që ka FSK-ja. “Megjithatë siç e përmenda në fillim problemi i mjeteve të pashpërthyera nuk është vetëm i Kosovës por i çdo zone pas konfliktit. Është problem njerëzor. Dhe këtu nuk mund të mos përmend Ukrainën dhe popullin ukrainas që në baza ditore përballet me minat e vendosura nga agresori rus. Ky shtet ka nevojë për ndihmën tonë dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë përkrahjen e nevojshme përmes ekipeve tona të specializuara të trajnerëve të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit”.
Njësitë e deminimit të FSK-së dhe organizatave tjera të angazhuara në pastrimin e zonave te rrezikshme siç është NPA dhe HALO Trust, janë duke rivendosur dhe krijuar një mjedis të sigurt në fushat e tanishme të rrezikuara, duke mundësuar zhvillimin e jetës normale.




