U mbajt takimi vjetor bilateral në mes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në fushën e mbrojtjes

4

Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi dypalësh ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes, planifikimi i aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet dy shteteve për vitin 2022, si dhe orientimet kryesore për periudhën e ardhshme.Me këtë rast, dy delegacionet shfaqën gatishmërinë e plotë për intensifikimin e bashkëpunimit, si në aspekt të shkollimit, trajnimit, shkëmbimit të përvojave si dhe ekspertizës profesionale në shumë degë dhe lëmi ushtarake.Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, u kryesua nga drejtori i Drejtorisë së Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, i shoqëruar nga Shefi i Stafit të SHP të FSK-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj si dhe anëtarë tjerë, bartës për planifikimin dhe implementimin e aktiviteteve të përcaktuara.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors