U mbajt ceremonia e fillimit të ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak “Defender Europe ’23”

4

Në këtë ceremoni morën pjesë personalitetet më të larta shtetërore, duke filluar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministrat e Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe Adnan Rexheplar, zv. Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, gjenerali amerikan, gjeneral brigade, Derek Adams, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjeneralë të FSK-së, deputetë të Kuvendit të Kosovës, si dhe ambasadorë, atashe ushtarakë, si dhe oficerë të lartë të shteteve partnere.

Kjo ceremoni filloi me intonimin e himnit të Republikës së Kosovës dhe aleatit tonë kryesor strategjik, SHBA-së, të luajtur nga orkestra frymore e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Fillimisht, mysafirëve të ftuar në këtë ceremoni, iu drejtua Presidentja Osmani, e cila në mes tjerash, theksoi se objektivi kryesor i kësaj stërvitjeje është shfaqja e fuqisë ushtarake, për të siguruar paqen dhe se ky ushtrim është kujtesë se forca nuk qëndron vetëm në armë, por edhe lidhjet tona dhe aleancën e përbashkët.

Ndërsa, Kryeministri Kurti, në fjalën e  tij, ndër të tjera, tha se “Defender Europe 2023” është ngjarja më e madhe ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë dhe se FSK në këtë ushtrim, radhitet e katërta në mesin e 25 ushtrive pjesëmarrëse, sa i përket numrit të personelit të angazhuar.

Më tej, Kryeministri Kurti potencoi se kjo është dëshmi e vullnetit për ndërtim të kapaciteteve të mbrojtjes dhe përkushtimit të palëkundur për të qenë pjesë e sistemit të përbashkët të mbrojtjes së vendeve që përqafojnë e përfaqësojnë vlerat demokratike.

Duke iu drejtuar të pranishmëve në këtë ceremoni, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, theksoi se përgatitjet për realizimin e suksesshëm të “Defender Europe ‘23” kanë  filluar qe një vit e gjysmë dhe se trajnimet e vazhdueshme, investimi në blerje të pajisjeve dhe sistemeve të armatimit, shkollimet dhe stërvitjet kanë qenë intensive dhe i kanë paraprirë këtij ushtrimi.

“Për ne është shumë e rëndësishme që ngritjen e kapaciteteve tona ta bëjmë gjithmonë sipas standardeve të NATO-s, sepse rrugëtimi ynë është i qartë, destinacioni ynë është një dhe i vetëm, anëtarësimi në NATO. Prandaj ne do të përmbushim çdo detyrë e obligim që të jemi pjesë e kësaj familje të madhe”, tha Ministri Mehaj.

Ndërsa, ambasadori amerikan në Kosovë, Hovenier, në fjalën e tij, theksoi se kjo ngjarje është arritje e madhe e Kosovës dhe paraqet përforcim të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës dhe se ky ushtrim është përpjekja më ambicioze që FSK-ja ka ndërmarrë deri më sot.

Ushtrimi ndërkombëtar ushtarak “Defender Europe '23” do të mbahet nga data 21 maj deri me 2 qershor, ku do të jenë pjesëmarrës 25 shtete me mbi 22 mijë ushtarë. Republika e Kosovës si vend pritës do të ketë mbi 1300 ushtarë.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors