Trupat e FSK-së në Shqipëri për shuarjen e zjarreve

4

Vendimi për zbarkim të kontingjentit të FSK-së në operacion për shuarjen e zjarreve në Republikën e Shqipërisë, ka ardhur pas kërkesës së autoriteteve shqiptare për mbështetje drejtuar ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Me këtë rast, ministri Mehaj ka siguruar homologun tij, ministrin Niko Peleshi, se vullneti i tij për zbarkim të kontingjentit të FSK-së në operacion për shuarjen e zjarreve, do të përkrahet fuqishëm nga Qeveria e Republikës, me në krye kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.Kontingjenti i FSK-së me arritjen në zonën e operacionit i është bashkëngjitur efektivave reagues të institucioneve të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të Shtabit Emergjent të Kukësit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors