Takim lamtumirës për këshilltarin ushtarak turk, kolonel Tulek

4

Me këtë rast ministri Mehaj dhe gjeneral Rama, e falënderuan kolonel Tulek për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij në këshillëdhënie profesionale të shoqëruar me eksperiencën e tij të gjatë si oficer komando-shtabor. Nga ana e tij kolonel Tulek, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë gjatë mandatit të tij si këshilltar lidershipi në Ministrinë e Mbrojtjes, duke theksuar nder të veçantë shërbimin për perspektivën zhvillimore të FSK-së. Në shenjë mirënjohje për angazhimin e tij, ministri Mehaj dhe gjeneral Rama i ndan medalje dhe mirënjohje. Në takim kolonel Tulek u shoqërua edhe nga atasheu ushtarak i Turqisë në Kosovë, kolonel Ismail Cenkeri Ersoz dhe pasuesi i tij, kolonel Ilker Atay.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors