4
Gjatë vizitës, studentët u pritën nga koloneli Agron Bajrami, shef i G5/8 të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, i cili para studentëve prezantoi të arriturat, sfidat dhe zhvillimet aktuale të FSK-së, përgjatë fazës së tranzicionit. Në fund të vizitës, koloneli Bajrami së bashku me udhëheqësit e KYATA-së, studentëve u ndanë certifikatat e pjesëmarrjes në Universitetin Dimëror.
Studentët janë pjesë e Edicioni të 4-të të Universitetit Dimëror për Studime të Sigurisë ”Mbrojtja Kolektive e vitit 2020 dhe Siguria Ndërkombëtare: Rëndësia e NATO-s dhe Bashkimit Evropian; Politikat e Përbashkëta të Jashtme dhe të Sigurisë” që u organizua nga KYATA, nga data: 07 – 10 shkurt 2020, në Prishtinë.