Shënohet 28-vjetori i Epopesë së UÇK-së

4

Me këtë rast u nderua vepra dhe sakrifica e Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit që dhanë jetën për Lirinë e Kosovës. Ceremonia e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së u zhvillua me pjesëmarrjen e liderëve shtetërorë, përfshirë presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, të cilët më pas nderuan të rënët për liri duke bërë homazhe dhe vendosen kurora me lule pranë obeliskut.

Gjithashtu të pranishëm ishin edhe zyrtarë të lartë shtetërorë dhe ndërkombëtarë, zyrtarë të lartë të MM-së, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të FSK-së, si dhe autoritete të tjera politike, diplomatike dhe qytetarë të Republikës së Kosovës.

Epopeja e UÇK-së mbetet një nga momentet më të rëndësishme të historisë së Kosovës, duke simbolizuar sakrificën, qëndresën dhe vendosmërinë për liri.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors