Sekretari i Përgjithshëm i MM-së, Gafur Dugolli, përfaqëson Kosovën në mbështetje të Ukrainës

4

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës u udhëhoq nga Sekretari i Përgjithshëm, Gafurr Dugolli, i shoqëruar nga këshilltari ushtarak, kolonel Milaim Musliu.

Ashtu si në rastet e mëparshme, delegacioni ynë dëshmoi gatishmërinë e pakushtëzuar për të kontribuar dhe për të vazhduar angazhimin në mbështetje të Ukrainës kundër agresionit rus.

Në këtë mënyrë, po forcohet vazhdimisht subjektiviteti ndërkombëtar i Republikës së Kosovës përkrah aleatëve tanë, duke dëshmuar përkushtimin dhe kapacitetet tona për të mbrojtur vlerat e përbashkëta si një partner i besueshëm dhe i dëshmuar.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors