4
Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i MM-së, z.Dugolli u shpreh se kjo marrëveshje krijon një urë të qëndrueshme mes institucioneve shtetërore dhe akademisë, në shërbim të avancimit të kapaciteteve vendore në fushën e sigurisë kibernetike si dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
"Ky është një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen – në ngritjen e kapaciteteve, rritjen e ekspertizës vendore dhe krijimin e një mjedisi ku teknologjia shfrytëzohet për mbrojtje, zhvillim dhe progres", u shpreh mes tjerash Sekretari i Përgjithshëm i MM-së.
Me këtë marrëveshje krijohen mundësi të reja për studentët dhe profesionistët e rinj që të angazhohen në projekte konkrete dhe laboratorë praktikë, duke forcuar rolin e vendit në ekosistemin global të sigurisë dhe inovacionit teknologjik.



