4
Me qëllim të dhënies së ndihmës për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ftesës për dhënie vullnetare të gjakut, krahas zyrtarëve dhe ushtarakëve, i janë përgjigjur edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla si dhe këshilltari amerikan i Ministrit Mehaj, Thomas Niblock.
Përgjatë dy javëve, rreth një mijë ushtarakë të FSK-së, nga të gjitha kazermat dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë dhuruar gjak.
Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut është organizuar duke u bazuar në planin operacional 2022, në koordinim me Qendrën e Mjekësisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ).
Përveç aksioneve të rregullta vjetore për dhurimin vullnetar të gjakut, zyrtarët dhe ushtarakët e MM-së dhe FSK-së vazhdimisht i përgjigjen kërkesave për dhënie të gjakut, si nga qytetarët ashtu edhe nga institucionet tona shëndetësore.



