Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Programin Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse

4

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u shpreh se bazuar në programin qeverisës, ndryshimeve në ambientin strategjik të sigurisë dhe me qëllim të forcimit të sistemit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës, është hartuar Programi Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse të Republikës së Kosovës dhe se ky program është i ndarë dhe elaboruar në shtylla të veçanta brenda programit.

“Gjersa Forcën e Sigurisë së Kosovës po e ndërtojmë dhe zhvillojmë në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, me Programin e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse po vendosim bazën për përgatitjen e edukimin e qytetarëve dhe institucioneve për rolin e tyre në sistemin tonë të mbrojtjes, për mbrojtjen e hapësirës së informacionit dhe nga dezinformatat dashakeqëse, për t’u siguruar për vijimësinë e funksionimit të furnizimeve dhe shërbimeve esenciale në situata krize, si dhe për të punuar në funksionalizimin e strehimoreve kolektive” theksoi ministri Maqedonci.

Programi i Mbrojtës Gjithëpërfshirëse është hartuar duke marrë për bazë sisteme të ngjashme që aplikohen në vende të ndryshme të NATO-s dhe mundëson që institucionet qendrore dhe lokale dhe veçanërisht qytetarët e Republikës dhe organizatat e ndryshme jo-qeveritare të kenë rolin e tyre në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit tonë.

Ky program synon që të ndërtojë reziliencën kombëtare në vendin tonë në mënyrë që shoqëria jonë të përgatitet të rezistojë, reagojë dhe rimëkëmbet në raste të fatkeqësive natyrore apo sulmeve të armatosura.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors