Pjesëtarët e FSK-së me vetëmohim për shpëtimin e qytetarëve në aksident

4

Një autocisternë ishte rrokullisur dhe brenda saj të ngujuar kishin mbetur dy persona të lënduar. Sipas procedurave standarde të reagimit, pjesëtaret tanë , menjëherë kanë informuar Policinë e Kosovës dhe kanë filluar intervenimin nën kushte të rrezikut shumë të lartë.

Ata kanë nxjerrë personat e lënduar nga automjeti deri sa ishte duke rrjedhur nafta nga cisterna. Pas evakuimit, i është dhënë ndihma e parë me ndaljen e gjakderdhjes dhe fashimin e plagëve. Njëkohësisht kanë menaxhuar me trafikun në vend-aksident duke ndaluar automjetet tjera të afrohen në zonën e rrezikut deri në ardhjen e policisë. Pas ardhjes së tyre dhe autoambulancës iu janë dorëzuar viktimat me informacionin mbi masat e ndërmarra. Si gjithmonë, edhe në këtë rast, veprimi i pjesëtareve tanë dëshmon përkushtimin dhe vendosmërinë e natyrshme që të jenë në shërbim të qytetarëve dhe vendit deri në vetëmohim.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors