4
Ushtrimi përfshin grupe misionesh, ku pjesëmarrësit veprojnë si pjesë e një Task Force të Përbashkët të Kombinuar (CJTF), dhe objektivi kryesor i ushtrimit është shkëmbimi i ekspertizës ushtarake, përmirësimi i ndërveprimit dhe mirëkuptimit midis vendeve partnere dhe agjencive që janë pjesë e ushtrimit.
Kontingjenti i FSK-së ka arritur të realizojë me sukses objektivat e trajnimit, të cilat ishin të planifikuara për fazën e parë, për të vazhduar me fazën e dytë në të cilën parashihen operacione më të ndërlikuara me forcat ajrore dhe në bashkëveprim me forcat komando turke.


