Përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes marrin pjesë në takimin e Kartës së Adriatikut

4

Në këtë takim, vendi ynë, përveç nga z. Durmishi dhe Nënkolonel Poroshtica, u përfaqësua edhe nga Sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës z. Ilir Muçaj dhe z. Berat Jashari nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Gjatë sesioneve të punës, pjesëmarrësit diskutuan sfidat aktuale politike dhe ato të sigurisë si dhe ndikimin e tyre në rajon.

Karta e Adriatikut e SHBA (A5) është një partneritet strategjik që nxit marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, forcimin dhe konsolidimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, duke promovuar vlerat demokratike dhe aspiratat euroatlantike në Ballkanin Perëndimor.

Përfaqësuesit tanë me këtë rast kanë paraqitur vizionin e tyre për integrime euro atlantike si dhe kanë ofruar koordinim të vazhdueshëm rajonal në funksion të paqes dhe sigurisë. Po ashtu është ripërsëritur qëndrimi që Kosova të pranohet me të drejta të plota dhe të barabarta si anëtare e Kartës së Adriatikut.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors