Për emërimin Komandant i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari pranoi urimet nga ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Yasar Guler

4

Me këtë rast, kolonel Kahraman në emër të ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, ka uruar Gjeneral Jasharin për marrjen e detyrës së re në postin e Komandantit të FSK-së dhe në mënyrë simbolike i ka dhuruar një pllakë. Në emër të ministrit Akar, kolonel Kahraman theksoi se Turqia, si një vend mik dhe aleat i fuqishëm i Kosovës, sikur deri më tash do të vazhdojë ta ndihmojë dhe mbështesë FSK-në, në të gjitha fushat dhe komponentët, në mënyrë që t’i përmbushë me sukses të plotë synimet e saja.
Gjithashtu, në këtë takim, Gjeneral Jashari pranoi letër urimi nga Shefi i Stafit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Yasar Guler, për emërimin Komandant i FSK-së, duke shprehur gatishëmrinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ushtarak në mes forcave të të dyja vendeve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors