Partneriteti efektiv me Slloveninë është në interes të sigurisë rajonale dhe më gjerë

4

Në këtë takim u diskutua për thellimin e partneritetit në mes dy vendeve tona, përveç tjerash, edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. “Përvoja e Sllovenisë për proceset integruese në iniciativat dhe organizatat ndërkombëtare të sigurisë, si dhe në NATO, është shumë e rëndësishme për ne, andaj edhe kërkova mbështetjen e qeverisë sllovene”, theksoi Ministri Mehaj me këtë rast. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ky bashkëpunim, përveç në interesin e dy vendeve, është me rëndësi shumë të madhe edhe për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e përgjithshëm rajonal e më gjerë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors